Media Galeri

Dyqani më i papërshtatshëm në botë, një ‘shpëtim’ për alpinistët

Një ndërtesë e vogël prej druri, e vendosur në një shkëmb në një rajon piktoresk të Kinës jugore ka fituar emrin si “dyqani më i papërshtatshëm” në vend.

I varur 120 metra mbi tokë, dyqani prej dy metrash katrorë ofron pije për alpinistët në zonën Shiniuzhai, në provincën kineze të Hunanit.

Shiniuzhai është i njohur për peizazhin kodrinor, që ofron pamje mahnitëse dhe një sërë aktivitetesh në mal.

Dyqani hapet në orën 8 të mëngjesit dhe mbyllet në orën 5 pasdite. Një anëtar i stafit qëndron brenda kur ka shumë alpinistë; përndryshe, blerësit skanojnë një kod për të paguar blerjet e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë