Një menu e rrallë e klasit të parë nga Titaniku pritet të arrijë deri në 86,000 dollarë kur të dalë në shitje të shtunën në një ankand ku do shiten disa artikuj që lidhen me anijen.
Me disa gërma të fshira, menuja është përdorur në darkën e parë në bord pasi Titaniku nisi lundrimin nga Queenstown, Belfast.
Opsionet e darkës atë natë të 11 prillit përfshinin goca deti, fileto viçi me krem dhe ëmbëlsira duke përfshirë puding Victoria.


“Është menuja e vetme që ka mbijetuar”, thotë shtëpia e ankandeve.
Artikuj të tjerë në ankand ofrojnë një vështrim të shkurtër në jetën e 2223 pasagjerëve dhe ekuipazhit në bordin e Titanikut.
Një batanije e përdorur nga një prej të mbijetuarve për të qëndruar ngrohtë në një varkë shpëtimi u cilësua nga shtëpia e ankandit si “një nga objektet më të rralla që kemi parë” dhe pritet të shitet deri në 123,000 dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




