Media Galeri

Dekotora, kamionët e dekoruar të Japonisë

Fotografja Julie Glassberg ka dokumentuar kulturën japoneze të automjeteve që dekorohen me llamba shumëngjyrëshe dhe lëvizin nëpër qytete.

“Kohët e fundit kam ndjekur një kulturë në Japoni të quajtur Dekotora. E nisa këtë projekt kur jetoja në Japoni në 2015 dhe u ktheva në 2019 për të vazhduar. Dekotora ka dy anë: Atë pozitiven, ku sado errësirë të jetë, automjetet e ndriçuara sjellin ngjyrë dhe dritë në të gjithë vendin dhe anën negative, pasi shpesh herë njerëzit nuk dinë asgjë për to dhe shoferët kanë reputacion si “djem të keqinj”.

Dekotora do të thotë “dekoreshon torakku” që është versioni japonez i “kamionit të dekoruar”. Kjo kulturë filloi në vitet ’70. Fillimisht, kamionët u lyen për qëllime reklamimi: për shembull, një kamion që shet peshk nga Hokkaido do të kishte një pikturë tradicionale që tregonte këtë dhe shumë shpejt kjo u kthye në një kulturë, që përfshinte jo vetëm kamionët por dhe mjete të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë