Qyteti i famshëm i Acapulco, në jugperëndim të Meksikës, pësoi dëme të shumta, pas goditjes nga uragani Otis. Si pasojë e uraganit, qyteti mbeti pa ujë dhe energji elektrike. Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima.
Situata ishte veçanërisht e vështirë për turistët dhe vizitorët, të cilët nuk mund të largoheshin dhe as të komunikonin me të afërmit e tyre. Sitlali Portillo, menaxher i një prone që mirëpret turistët, foli për “dëme katastrofike”.
“Ne nuk kemi ujë, nuk kemi energji elektrike, por jemi të sigurt,” shtoi ai, duke folur për rrjetin televiziv meksikan Televisa.
Ndërtesa po dridhej “sikur të kishte një tërmet”, shtoi ai.
Uraganët e Atlantikut tani kanë më shumë se dy herë më shumë gjasa se më parë që të intensifikohen me shpejtësi nga stuhitë e vogla në sisteme të fuqishme dhe katastrofike të motit, sipas shkencëtarit amerikan të klimës Andra Garner.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.