Media Galeri

Papa Francesku përshëndet të rinjtë shqiptarë: Punoni për atdheun, ka nevojë për ju

Nga Gazeta Si – Papa Francesku, nëpërmjet Arqipeshkvit të Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, ka përshëndetur të rinjtë shqiptarë duke iu uruar atyre më të mirën.

Ndër të tjera, Papa i bën thirrje rinisë të punojë në vend dhe të përkushtohen në zhvillimin e vëndit.

“Për ju të rinjtë shqiptar, një përshëndetje të përzemërt. Ju uroj më të mirën. Punoni për atdheun, sepse vetëm kështu atdheu shkon përpara dhe atdheu ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë, Shën Mëria ju mbroftë dhe lutuni për mua”.

Gjatë një vizite në Itali, Imzot Arjan Dodaj ka takuar edhe Papa Franceskun, duke i kërkuar që të bëjë një përshëndetje për të rinjtë shqiptarë.

“Papa Francesku e do shumë popullin tonë”, shkruan në Twitter Imzot Arjan Dodaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë