Media Galeri

Krijohet xhaketa me baktere

A e dini se çfarë përfitohet kur ushqen bakteret me mbeturina frutash industriale? Një xhaketë lëkure të verdhë. Kjo është pikërisht ajo që doli nga një bashkëpunim midis markës daneze të modës “Ganni” dhe kompanisë meksikane të biomaterialeve “Polybion”.

Blazer, një prototip i veçantë që është si një provë e konceptit për koleksionet e ardhshme dhe materiali nuk i ngjan aspak lëkurës.

Edhe pse është prodhuar duke përdorur disa nga metodat që lidhen me lëkurën tradicionale, xhaketa ka një gjurmë karboni shumë më të vogël, thonë krijuesit e saj.

“Kjo është xhaketa e parë e bërë ndonjëherë nga një markë globale nga nanoceluloza bakteriale. Pra, është një moment historik mjaft i rëndësishëm për industrinë e biomaterialeve.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë