Moti

Pritet stuhi në bregdet, në fundjavë ulen temperaturat

Dita e sotme dhe paraditja e të shtunës do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta. Vranësira që në pjesën e dytë të ditës është parashikuar të pësojë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në territorin shqiptar.

Era do të fryjë e fortë dhe problematike në det madje priten stuhi detare ku shpejtësitë ne det të hapur arrijnë mbi 80 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 7-8 ballë.

Ndërsa në fundjavë vendi ynë do të përjetojë ditë tipike vjeshte. Parashikohet që fundjava do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në vendin tonë të jenë 24 apo 25 gradë celsius.

Paraditja e ditës së diel në orët e para të mëngjesit do të vijojnë reshjet të jenë prezente, por duke filluar në orët e mesditës do të ketë përmirësim në zonat veriore më pas në zonat qendrore dhe në zonat jugore.

Kjo fundjavë do të sjellë gjithashtu fuqizim të parametrit të erës duke bërë që e premtja dhe e shtuna të kenë një erë shumë të fortë në det të hapur, ndërsa dita e diel do të sjellë rënie të intensitetit të erës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë