Quhet ‘Stella Terra’ dhe ka udhëtuar nëpër terrenet më të vështira të Marokut. Një grup studentësh nga Universiteti Teknik i Eindhoven në Holandë ka përfunduar me sukses testimin e kësaj makine që funksionon me energji diellore.
Nga shtretërit e lumenjve të thatë, pyjet e dendura, shtigjet malore dhe deri tek rëra e shkretëtirës ky mjet nxjerr në pah potencialin e teknologjisë më të fundit.
Stella Terra është një makinë mjaft e fortë e cila udhëton jo vetëm në rrugë të asfaltuara, por edhe në terrene të vështira. Në një ditë me diell, Stella Terra mund të përshkojë 630 kilometra, ka një shpejtësi maksimale prej 135 kilometra në orë dhe peshon vetëm 1200 kilogramë”.




“Me Stella Terra ne duam të demonstrojmë se çfarë është e mundur drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, duam të frymëzojmë kompanitë, studentët, të gjithë”, thonë studentët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




