Media Galeri

Ariu hyn në shtëpi, merr lazanja në frigorifer dhe ikën

Kamera e një shtëpie në Connecticut, Amerikë ka kapur një ari që futet në shtëpi me qëllime të qarta: të marrë diçka për të ngrënë. Në kamera duket se si ariu menjëherë sa futet në shtëpi hap derën e frigoriferit dhe merr një qese me lazanja të ngrirë. Më pas ai del nga dritarja dhe zhduket bashkë me drekën e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë