Këto pamje të pabesueshme shfaqin momentin kur një grup gjirafash vijnë për të nderuar njërën prej tyre që vdiq gjatë lindjes së këlyshit të saj. Tufa e gjirafave u kap në kamera teksa i afrohej gjirafës së ngordhur në një “kortezh” plot emocione të ngjashme me ato të njeriun teksa “vajtonin” dhe i “thoshin lamtumirë” një anëtari të grupit të tyre.






Pamjet mallëngjyese dhe emocionuese e prekën aq shumë fotografin britanik Callum Perry, saqë e përlotën. Fotografi 28-vjeçar, i cili aktualisht po udhëton nëpër Afrikën e Jugut, ka xhiruar këtë moment të rrallë në Parkun Kombëtar Kontraktual Marataba. “U përlota. Ishte një nga skenat më emocionale që kam parë ndonjëherë”, u shpreh Perry.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




