Prej shumë muajsh, një ekip prej 20 snajperësh ukrainas, i njohur si “Fantazmat e Bahmutit”, po eliminon forca ruse në një qytet lindor të Ukrainës, të shkatërruar plotësisht nga luftimet intensive./REL/

Ndryshe nga filmat, snajperët nuk kërkojnë gjithmonë pozicione të larta; në vend të kësaj, ata zgjedhin vende të mbrojtura mirë dhe të fshehura që ofrojnë fushën më të mirë të shikimit.

Ishte, gjithashtu, e rëndësishme që “ne të mund të punonim me njëri-tjetrin dhe të kuptonim njëri-tjetrin”.

“Zakonisht, falë Zotit, gjithçka është e qartë”, tha Kusch, i cili dikur punonte si këpucëtar afër Kievit.

Ekipi, i përbërë tërësisht nga burra, kalon pjesën më të madhe të kohës duke u zvarritur nëpër rrënojat e ish-shtëpive, ku kryen stërvitje për të marrë në shenjë objektivat ruse. Ekipi është shpesh “syri” kryesor i një operacioni këmbësorie.

“Le të jemi të sinqertë, snajperët më të mirë stërviten në Amerikë… dhe në Rusi ata kanë bërë luftëra gjatë gjithë jetës së tyre… në Afganistan dhe në Çeçeni”, tha ai, duke shtuar: “Nuk mund të thuash se armiku është më i dobët”.

“Nuk mund të kem më asnjë dyshim për tërheqjen e këmbëzës”, tha ai. “Fundja, sipas meje, ai është armiku! Ai erdhi në shtëpinë time, unë nuk shkova në të tijën”.

Komandanti i njësisë, i veshur me një bluzë “Fantazmat e Bahmutit”, tha se grupi i tij ka gjithsej 558 vrasje të konfirmuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




