Nga Gazeta ‘Si’-Vizita e Ursula Von der Leyen dhe Roberta Metzola në Izrael u shënua nga një ngjarje e papritur, pasi u detyruan të nxitonin në një strehë për shkak të një sulmi me raketa.
Sky News publikoi videon dhe vuri në dukje se në atë moment u dëgjuan sirenat e sulmit ajror.
🚨President of the European Commission Ursula von der Leyen @vonderleyen rushing to a bomb shelter as rocket alert sirens blare in Tel Aviv pic.twitter.com/qaPZUfRpOE
— i24NEWS English (@i24NEWS_EN) October 13, 2023
Gjithashtu kryetarja e Komisionit ka bërë një postim në platformën X për vizitën e saj së bashku me presidenten e Parlamentit Europian.
“Ishim në Kfar Azza. Një nga epiqendrat e mizorive të kryera nga Hamasi fundjavën e kaluar. Tmerri i asaj që ndodhi këtu është përtej fjalëve”, ka shkruar Ursula Von der Leyen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




