Një 14-vjeçar australian theu një rekord botëror duke zgjidhur një kub të Rubikut 3-3-3 në 12 sekonda ndërsa i kishte sytë të mbyllur.
Charlie Eggins arriti suksesin në raundin e dytë në Australian Nationals 2023, ku ai mbaroi në 0,68 sekonda diferencë nga koha e regjistruar nga ish-rekordmeni Tommy Cherry në janar 2023.
“Nuk e prisja që të zgjidhej dhe isha shumë i lumtur që arrita rekordin botëror”, tha Eggins për Guinness World Records. “Unë ende nuk mund ta besoj!”
Adoleshenti tha se së pari mësoi se si të zgjidhte kube me sy të lidhur në vitin 2020 dhe që atëherë ka shpenzuar “qindra orë” duke praktikuar këtë aftësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




