Fotografi danez Peter Funch ka bërë fotografi të të njëjtit vend në të njëjtën kohë për 9 vjet. Më vonë ai zbuloi se kishte kapur të njëjtin person disa herë dhe ai person dukej pothuajse identik me fotot e bëra me disa ditë diferencë.
Këto foto mbulojnë periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2016 dhe janë realizuar nga ora 8:30 deri në 9:30 të mëngjesit në qytetin e Nju Jorkut. Duke redaktuar fotot, fotografi zbuloi se shkrepja e përditshme në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, jep një rezultat befasues: të njëjtët njerëz që përsërisin të njëjtat rituale me kalimin e viteve.









Fotografia në rrugë mund të jetë e paparashikueshme dhe plot surpriza. Ndoshta as nuk e kuptojmë që ditë pas dite, dhe vit pas viti bëjmë të njëjtën gjë, hamë të njëjtin ushqim, pimë kafe nga i njëjti dyqan, kemi të njëjtin prerje flokësh dhe madje veshim rroba me të njëjtën ngjyrë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




