Nga Gazeta ‘SI’ – Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë duke e çuar në 3.6% për 2023-shin, 1.4 pikë përqindje më i lartë nga parashikimi i pranverës.
Për vitin e ardhshëm, njësoj si në parashikimet e pranverës, FMN pret rritje ekonomike 3.3% dhe 3.5% deri në vitin 2028. Pra pritet një ngadalësim i rritjes ekonomike. Nga ana tjetër, Fondi pret që inflacioni do të jetë i lartë për një kohë më të lartë nga se parashikojnë autoritetet vendase.

Inflacioni mesatar këtë vit parashikohet të jetë 3.8%. Në raportin e prillit, inflacioni mesatar pritej në 3.9%. Por, ndryshe nga raporti i prillit, kur pritej që inflacioni të kthehej në 3%, që është dhe objektivi i shënjestruar i Bankës së Shqipërisë në vitin 2024, në vlerësimin e tetorit inflacioni pritet të mbetet mbi këtë objektiv dhe në 2024, duke u parashikuar mesatarisht në 3.6%.
Për vitin 2023, rritjen më të larta në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me 4.5%, e ndjekur nga Kosova me 3.8%, Shqipëria, Maqedonia e Veriut me 2.5% dhe Serbia e Bosnjë Hercegovina me 2%.
Parashikimet e Bankës Botërore ishin në të njëjtën linjë me ato të FMN-së. BB ka rishikuar në rritje me 0.8% ekonominë e Shqipërisë në parashikimin e vjeshtës, duke duke projektuar tashmë rritje 3.6% deri në fund të vitit 2023.
Në parashikimet e saj, Banka Europiane për Rindërtim, BERZH, nuk ndryshoi vlerësimet për Shqipërinë nga raporti i pranverës, kur ishte parashikuar në rënie. BERZH pret që PBB-ja e Shqipërisë këtë vit të rritet modestisht deri në 2.5%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



