Media Galeri

Toka goditet nga një shpërthim energjie i fuqishëm nga një yll i vdekur

Toka është goditur nga një shpërthim energjie nga një yll i vdekur aq i fuqishëm, aq sa as shkencëtarët nuk mund ta shpjegojnë plotësisht atë.

Rrezet intensive gama – të zbuluara duke përdorur një sistem të gjerë teleskopësh në Namibi – do t’i zhduknin njerëzit në mënyrë të menjwhershme nëse do të ekspozoheshim drejtpwrdrejt ndaj tyre.

Ato kanë origjinën nga Vela Pulsar rreth 1000 vjet dritë nga Toka, yll qw tashmë është krahasuar në pamje me maskën nga filmi “Fantazma e Operas”.

Pulsarët janë mbetjet e një ylli masiv që shpërtheu rreth 10,000 vjet më parë si një supernova, dhe më pas u shemb në vetvete.

Astronomi britanik Dame Jocelyn Bell Burnell ishte personi i parë që zbuloi një pulsar në vitin 1967.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë