Media Galeri

Me Inteligjencë Artificiale të integruar, Google prezanton telefonin e ri

Pas Apple dhe Samsung, rivalë të përjetshëm kur flasim për smartphone, tashmë në treg konkurron edhe Google.

Kompania ka publikuar, pas pritjes së gjatë, telefonin Pixel 8 dhe një orë të re, me teknologjinë e inteligjencës artificiale, të integruar në to. Dhe kjo është risia më e fundit e teknologjisë.

Ekspertët parashikojnë që Pixel 8, të sfidojë hapur shitjet e iPhone në të gjithë botën dhe është dizenjuar enkas për të treguar sesi produktet Android mund të tejkalojnë limitet e teknologjisë, që ne sot njohim.

Inteligjenca Artificiale në telefon, siç Google njofton, do të ndihmojë së pari me fotografitë, do të përmbledhë në një të vetme çdo faqe internet të hapur dhe do të bllokojë automatikisht, thirrjet e padëshiruara.

Pixel 8 Pro, mat automatikisht edhe temperaturën e trupit të përdoruesit dhe kjo falë aprovimit që ka marrë nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve. Telefoni Pixel 8 ka një çmim fillestar prej 699$ ndërsa Pixel 8, nis nga 999$.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë