Kosova

Çfarë ndodhi në veri dhe cili është roli i Radoiçiçit? Opozita serbe kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor

Nga Gazeta ‘Si’-Deputetët e opozitës në Kuvendin e Serbisë kanë dorëzuar propozimin për formimin e Komisionit Hetimor për të përcaktuar faktet, rrethanat dhe përgjegjësitë lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës dhe rolin e Milan Radoiçiçit në ato ngjarje.

Ata kërkojnë që Komisioni Hetimor i propozuar t’i përgjigjet pyetjeve dhe të përcaktojë saktësisht se çfarë ka ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës, shkruan N1.

Komisioni gjithashtu duhet të japë përgjigje në pyetjet se si Milan Radoiçiç, në emër të Republikës së Serbisë, mori një rol në formimin e strukturave joformale të pushtetit, nëse ai mori pjesë në formimin e një organizate kriminale, nëse ai mori pjesë në frikësimin dhe terror ndaj qytetarëve serbë që nuk e përkrahën politikën shkatërruese dhe dëmtuese të Aleksandër Vuçiçit?

Propozimi i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Vladimir Orliç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë