Një familje, e cila kishte dalë për piknik u përball me një situatë të pazakontë. Sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ariu afrohet ku njerëzit po hanë vaktet e tyre dhe fillon të hajë të gjithë ushqimin.
Silvia Masia udhëtoi për në Chipinque, në periferi të qytetit verior të Monterrey, për të festuar ditëlindjen e 15-të të djalit të saj, Santiago, i cili ka sindromën Down.
“Gjëja më e keqe ishte se Santiago mund të tmerrohej. Ai ka shumë frikë nga kafshët, madje edhe nga macet dhe qentë. Prandaj i mbulova sytë sepse nuk doja që ai të shihte dhe të fillonte të bërtiste apo të vraponte.
Kisha frikë se ariu do të reagonte nëse djali im do të frikësohej”, tha gruaja për Associated Press.
Pasi hëngri të gjithë ushqimin dhe u ngop, ariu u largua në qetësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




