Kosova

Sveçla: Truproja i Vulinit, në mesin e të vrarëve në Banjskë

Nga Gazeta ‘Si’-Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur identitetin e njërit prej terroristëve të vrarë që është Bojan Mijailoviç.

Sveçla ka konfirmuar se Bojan Mijailoviç ishte trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.

“Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiç në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radoiçiç si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s.

Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të SHBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë.

Këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviçit, ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi. Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë.

Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qendresën e Policisë së Kosovës atë ditë dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin nuk është lënduar lënduar asnjë civil”, ka shkruar Sveçla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë