Një kafe në sheshin e famshëm të San Marco në Venecia është kthyer në “fushë beteje”.
Mediat në vend raportojnë se një mosmarrëveshje mes një kamarieri dhe një pjesëtari të një grupi turistësh përshkallëzoi dhe situata doli jashtë kontrollit.
Pamjet e publikuara nga mediat, tregojnë përleshjen që shpërtheu në Caffè Chioggia mes kamerierëve dhe klientëve të huaj.

Sipas New York Post, videoja u filmua javën e kaluar nga një dëshmitar okular anglisht-folës, i cili mund të dëgjohet duke bërtitur “Çfarë po ndodh?”
Të paktën shtatë kamerierë raportohet se janë përfshirë në përleshjen me grupin prej katër turistësh, gjatë së cilës një burrë u përpoq të mbrohej duke mbajtur një karrige si “mburojë”.
Në pamjet që qarkullojnë në internet, megjithatë, jo të gjithë kamerierët duket se po marrin pjesë në përleshje, përkundrazi, disa duket se po përpiqen më tepër të qetësojnë gjakrat.
Nuk dihet se çfarë u tha para se të shpërthente sherri, pasi stafi i lokalit refuzoi të fliste për mediat lokale rreth incidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




