Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin gusht në Shqipëri hynë 2.86 mln vizitorë, ndër të cilët, 2 mln ishin të huaj. Ky numër është rritur me 18% nga gushti 2022.
Shqiptarët që kanë hyrë në vend gjatë të njëjtës periudhë raportohen rreth 840 mijë, me rritje 14%.
Për të njëjtin muaj, daljet janë rritur me 21%, në total 3 mln të tilla.
Për tetëmujorin, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 7.2 mln, duke u rritur me 27% nga një vit më parë.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tetëmujorit 2023, është 4.577.753, duke u rritur me 18,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.
Gjatë gushtit, ishin europianët që e vizituan më së shumti Shqipërinë, me pothuajse 2 mln shtetas ndjekur nga SHBA dhe Azia Lindore me 40.106 dhe 12.335 shtetas.
Në Gusht 2023, krahasuar me Gusht 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur për qëllime personale me 18,2%; për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 22.5%; për biznes dhe qëllime profesionale me 34%.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



