Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në qarqet, Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.