Ekonomi

Shqipëria përmirësohet në ‘Lirinë Ekonomike’. Problem mbetet sistemi ligjor dhe e drejta e pronës

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është përmirësuar me një pozicion në indeksin e Lirisë Ekonomike, duke qëndruar në vendin 31 nga 165 të analizuara. Raporti i “Fraser Institute” është i vitit 2023, por matjet i përkasin vitit 2021.

Sipas fushave që raporti analizon, Shqipëria ngec tek ‘Sistemi ligjor dhe e Drejta e Pronës’, ku vlerësohet me 5.28 pikë dhe qëndron në vend të 70-të.

Vlerësimin më të lartë vendi jonë e merr në ‘rezistencën e monedhës vendase’ duke u vlerësuar me 9.59 pikë dhe duke u renditur në vendin e 9-të.

Tek treguesi i ‘shpenzimeve qeveritare dhe taksat’, Shqipëria merr 7.73 pikë dhe listohet në vendin e 26-të. Tek ‘liria për tregti ndërkombëtare’ merr 8.43 pikë dhe qëndron në vendin e 15-të.

‘Rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit’ në Shqipëri vlerësohet me 6.97 pikë dhe e renditet atë në vendin e 51.

Pikët dhe pozicionimi i Shqipërisë janë më të lartat në rajon, por lënë pas edhe një numër të vendeve të zhvilluara, përfshirë Italinë, Spanjën, Korenë e Jugut, Brazilin, Arabinë Saudite etj.

Hong Kongu dhe Singapori, si zakonisht, zënë dy pozitat e para – por për herë të parë në historinë e indeksit , Singapori kalon përpara Hong Kongut në vend të parë. renditja vazhdon me  Zvicrën, Zelandën e Re, Shtetet e Bashkuara, Irlandë, Danimarkë, Australi, Mbretëri e Bashkuar dhe Kanada.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë