Gazeta Si - Në gjyqin ndaj Fatmit Mediut për dosjen “Gërdeci”, SPAK ka kërkuar të thërrasë në mes të 71 dëshmitarëve në proces edhe Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin.
Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, i cili akuzohet për “shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim për tragjedinë e Gërdecit në 15 mars 2008, ku u vranë nga shpërhtimi i depos së municioneve 26 persona.
LEXO EDHE:
- Shkëlzen Berisha mohon akuzat në SPAK për ‘Gërdecin’: Në Ministrinë e Drejtësisë takoja miq, s’kam lidhje me shkresën e Bumçit (video)
- Ish-ministri Aldo Bumçi dëshmon në SPAK për ‘Gërdecin’: Shkresa për Shkëlzen Berishën, e falsifikuar
Mes dëshmitarëve janë dhe biznesmeni Mihal Delijorgji, atëherë president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, atëherë drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, atëherë administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse.
SPAK ka kërkuar thirrjen si dëshmitarë në këtë proces edhe familjarë të viktimave të ‘Gërdecit’, si dhe përfaqësues të kompanisë SAC; Patric Corneilous Henry, David Clark Howell, Sidney Tison Mac Intyre,, William Merrit Hart,Sodney Spencer Taylor, si edhe Ylli Pinari, ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore “MEICO”.
Si dëshmitarë në seancën e sotme janë thirrur: Feruzan Durdaj; Zamira Durdaj, Afërdita Canga, Alketa Hazizaj, Fejzi Shehu, Rigon Durdaj, Mimoza Kruja, Hekuran Kaca, Shkëlqim Prini, Nikolin Hazizaj, Mirela Hazizaj, Drita Cani, Ramazan Alla,Uran Deliu, Mirela Dvorani, Ndue Nikolli, Adelina Cani, Ilir Kranja, Veiz Muço, Murat Zguri, Fejzi Shehu, Caje Ciku, Arta Prini (Zela), Qemal Mema, Zigur Canaj, Julian Pando, Petrit Behari, Zabit Cuku, Sadik Sula, Agim Vrana, Shaban Brahushi, Begator Mane, Bujar (Abdullah)Nasufi, David Clark Howell William Merrit Hart.
Sidney Tison Macintyre, Rodney Spenser Taylor, Kol Dedgjonaj, Ismet Drenova, Ardian Mullahi, Plarent Ruka, Bardhyl Hoxha, Sokrat Papadhima, Viktor Përshqefa, Anila Lala (Gjergji), Liza Maksuti, Alma Zili Anjola Agolli, Aldo Bumci, Shkëlzen Berisha, Ylli Pinari, Luan Hoxha, Armand Tartari, Ndue Marku, Jorgo Mino, Fatbardh Kuçi, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Agim Babameto, Shkëlzen Madani, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Dashnor Çaushi, Fari Toska, . Zenun Fero, Hilmi Laçaj, Sokol Ngjeçi, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli.
Procesi gjyqësor pritet të jetë i gjatë nisur dhe nga numri i madh i dëshmitarëve të cilët pritet të dëgjohen në gjykatë. Ndërkohë vetë Fatmir Mediu kërkon që të pyeten 90 dëshmitarë.
Mes tyre figuron ish zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes në periudhën 2006-2009 Gordon England, apo dhe ish ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Italisë.
Gjykata e Posaçme njoftoi se seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir mediu, do të mbahet më 29 shtator.
Ministria e Drejtësisë, me ministër asokohe, Aldo Bumçin ka qenë një nga organet kompetente për të gjithë praktikën e ndërtimit të fabrikës së armëve.
Në një shkresë, e cila tanimë është bërë publike nga kjo ministri ka pasur edhe një shënim për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministri Sali Berisha.
Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka përcjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit në Ministrinë e Mbrojtjes.
Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Përveç Bumçit dhe Berishës, SPAK ka kërkuar edhe 50 dëshmitarë të tjerë. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 29 shtator, ora 14:30.
Po ashtu, u kërkua pyetja si dëshmitar gjithë të pandehurve të procesit të parë të dosjes “Gërdeci”.
Procesi ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme do të vijojë me procedurën e gjykimit të zakonshëm duke shfuqizuar vendimin e marrë me herët për gjykim të shkurtuar.
Në këtë gjykatë, ish-ministri përballet me akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim dhe “shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
Dosja “Gërdeci” u riaktivizua pas një kallëzimi në SPAK të familjarëve të viktimave të shpërthimit tragjik, gati 13 vjet pasi Gjykata e Lartë kishte pushuar çështjen ndaj ish-ministrit. Deputeti i PR dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj akuzave, duke i konsideruar ato si të motivuara politikisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.