Gazeta Si - Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Alma Kaçit, 40-vjeçarja e cila u përfshi në skandalin seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Gruaja kërkoi ndryshim mase sigurie nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtjarja Flora Haradinaj.
Ajo po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv, ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë.
Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor, pasi akuzohen për korrupsion. Ky i fundit akuzohet për korrupsion pasiv, pasi dyshohet se ka favorizuar Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.
Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.