Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni në muajin gusht 2023 ra në 4%, ndikuar nga rënia e çmimeve të naftës me 10% nga gushti i shkuar, sipas Instat. Nga ana tjetër, ushqimet dhe pijet joalkoolike kanë vijuar shtrenjtimin, me rreth 8%, pasuar nga mobiljet e shtëpisë me 6% dhe hotelet e restorantet me 5%.
Ky është niveli më i ulët i inflacionit në më shumë se një vit, por siç tregojnë dhe shifrat nuk reflekton rënie të çmimeve. Një vit më parë, inflacioni ishte 8%, shifër e papërjetuar në ekonominë e Shqipërisë, drejtuar kryesisht nga shtrenjtimi i naftës që kishte peshën më të madhe në inflacion. Pra, rënia e çmimit të naftës ka ulur shifrën e inflacionit.

Sipas nëngrupeve, zarzavatet dhe patatet patën shtrenjtimin më të fortë, me 21%, pasuar nga mishi me 10%, qumësht, djathë, vezë me 9% etj.
Në raport mujor, nga korriku në gusht inflacioni ka rënë me 0.6%, nga rënia e rritjes së ccmimeve. Në një muaj, çmimi i naftës raportohet me rritje pothuajse 3%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



