Shendet

Studimi i fundit / Kanabisi (dhe derivatet e tij) i ndaluar për të rinjtë, gratë shtatzëna dhe njerëzit me çrregullime mendore

Duke gjykuar nga bollëku i dyqaneve që e shesin atë, kanabisi legal pothuajse mund të konsiderohet një mall konsumi. Megjithatë, këto produkte, ashtu edhe disa ilaçe që përmbajnë disa përbërës aktivë të kanabisit, kanabidiolit dhe kanabinoide, dhe aq më tepër derivatet për përdorim si substanca rekreative dhe droga të abuzimit, mund të jenë të rrezikshme për disa kategori njerëzish thuhet nga ekspertë të fushës.

Studimi më i madh i kryer ndonjëherë mbi efektet e kanabisit dhe derivateve të tij, u publikua së fundmi në British Medical Journal.

Kategoritë më të rrezikuara

Hulumtimi i sapobotuar është një “rishikim ombrellë”, domethënë një studim për të cilin janë analizuar rishikimet e mëparshme të kërkimeve mbi këtë temë: në praktikë është niveli më i lartë i provave që mund të arrihet, një rishikim i rishikimeve që ndihmon të sqarojë me forcën e numrave.

Rezultatet tregojnë se gjatë adoleshencës, moshës madhore të hershme dhe shtatzënisë, përdorimi i kanabisit mund të jetë i rrezikshëm dhe e njëjta gjë vlen edhe për njerëzit që kanë rrezik të lartë ose çrregullime mendore; përdorimi është po aq i rrezikshëm edhe për ata që duhet të ngasin makinën, sepse mund të rrisë probabilitetin e aksidenteve rrugore.

Dëmet tek të rinjtë

Te të rinjtë, konsumimi i kanabisit dhe derivateve shoqërohet me përkeqësim të funksioneve njohëse dhe shëndetit mendor: për shembull, ai çon në një rrezik të shtuar të simptomave psikotike dhe lidhet me çrregullime psikiatrike si depresioni dhe mania, si dhe tek performanca e kujtesës, duke e dobësuar atë. “Për më tepër”, saktësojnë autorët, “kanabisi mund të jetë “porta” e përdorimit të substancave të tjera të abuzimit: rekomandimi për ta shmangur atë në të gjitha format është për këtë arsye i fortë. Në mënyrë të ngjashme, gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë larg tij: kanabisi shoqërohet me peshë më të ulët të lindjes së foshnjës dhe lindje të parakohshme.

Ilaçe me bazë kanabidiol

Autorët shqyrtuan gjithashtu efektet e barnave të bazuara në kanabidiol dhe kanabinoid, të cilët së bashku me tetrahidrokanabinolin janë ndër përbërësit aktivë më të rëndësishëm të kanabisit: tetrahidrokanabinoli është përgjegjës për efektet psikotropike që kërkohen kur përdoret si një substancë abuzimi, kanabidioli dhe kanabinoidet kanë demonstruar disa larakteristika interesante në mjekësi.

Studimi i ri konfirmon një dobi të mundshme të ilaçeve që përmbajnë kanabidiol në reduktimin e episodeve tek  disa pacientë me epilepsi, si dhe ulje të dhimbjes në kushte të ndryshme dhimbjeje kronike dhe ndihmon pacientët me kancer kundër pagjumësisë.

Megjithatë, e gjithë kjo, siç specifikojnë autorët, “nuk është pa efekte anësore” përveç tolerueshmërisë së ulët, kanabidioli dhe ilaçet me bazë kanabinoidi shoqërohen edhe me efekte anësore psikiatrike. Prandaj, këto rezultate duhet të konsiderohen në një perspektivë klinike dhe të krahasohen me alternativat e “disponueshme”

Më shumë opsione

Me fjalë të tjera, shpesh ka mundësi që të ketë opsione më të mira për menaxhimin e pacientëve dhe vlerësimi i një përdorimi të mundshëm duhet të jetë i kujdesshëm, rast pas rasti, dhe gjithmonë të përfshijë mbikëqyrje të ngushtë mjekësore.

Për të mos përmendur që, siç konkludojnë autorët, “shumica e efekteve shëndetësore të lidhura me kanabinoidet mbështeten nga prova të dobëta ose nuk janë domethënëse, ndërsa provat bindëse dhe konvergjente rekomandojnë shmangien e përdorimit të kanabisit në adoleshencë, tek të rriturit e rinj, në shtatzëni dhe ata që janë në rrezik ose kanë çrregullime mendore dhe sa herë që i jepni makinës..”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë