Media Galeri

Stuhi e fuqishme në Brazil, 27 viktima, mijëra të pastrehë

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në jug të Brazilit pas një stuhie të fortë që shkaktoi përmbytje në disa qytete. Gjithashtu mbi 1600 persona kanë mbetur të pastrehë.
Guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite tha se numri i vdekjeve është më i larti në shtet.
Ai tha se rreth 67 komuna u prekën nga stuhia, e cila u klasifikua si një ciklon ekstratropik.

Leite deklaroi se 15 viktima u gjetën në një shtëpi në Mutsum. Qeveria e shtetit Rio Grande do Sul njoftoi se 6 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Pamjet televizive treguan familjet në çatitë e tyre duke kërkuar ndihmë teksa lumenjtë vërshonin nga brigjet e tyre.

Rio Grande do Sul u godit nga një tjetër ciklon ekstratropikal në muajin qershor, ku mbetën të vdekur 16 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë