Zinxhiri i sanduiçëve Subëay ka nisur një strategji të vecantë marketingu. Kompania ka krijuar një mjet fluturues 55 metra që do të shëtisë klientët ndërkohë që darkojnë. Por mjeti nuk është aspak i thjeshtë por është një mjet në formën e një sanduiçi Subway.
Lëvizja quhet “Subway in the Sky” dhe është projektuar që të duket si një nga artikujt e rinj të menusë së Subëay, i kompletuar me mish, djathë dhe perime të ndryshme.



“Këtu është shansi juaj për të përjetuar lartësitë që ka arritur Subway që nga fillimi i udhëtimit tonë të transformimit në 2021,” thotë Subway në reklamat e veta.
Aeroplani mund të transportojë deri në shtatë pasagjerë në të njëjtën kohë dhe do të rrijë pezull në një lartësi prej 300 metër. Fluturimet do të zhvillohen ndërmjet orës 8 të mëngjesit dhe 14:00, me çdo udhëtim që zgjat afërsisht 30 minuta.
Para se të hipin, pasagjerët do të marrin një kuti dreke me katër sanduiçë të rinj “Deli Hero” të zinxhirit për t’i ngrënë gjatë fluturimit në ajër.
Aeroplani do të marrë pasagjerë në tre qytetet e mëposhtme:
5-7 shtator: Kansas City, Misuri
19-20 shtator: Orlando, Florida
24 dhe 26 shtator: Zona e Miamit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




