Media Galeri

Nxënësit ukrainas e fillojnë vitin akademik në bodrume dhe me sirena alarmi

Në Ukrainë këtë të premte ka nisur edhe viti i ri shkollor.

Mediat e huaja shkruajnë se nxënësit në Ukrainë janë rikthyer në shkolla për të filluar vitin e ri akademik në një strehë sulmi ajror pas një sirene bastisjeje në zonë.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga vendlindja e Vlodymyr Zelenskyy, Kryvyi Rih, shihen fëmijët e mbledhur me mësuesit e tyre në strehën e bombave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë