Ekonomi

Në gusht u rrit besimi në ekonomi, por konsumatorët, tregtarët dhe industria rezultojnë pesimistë

Nga Gazeta ‘SI’ – Treguesi i besimit në ekonomi gjatë muajit korrik u rrit përsëri gjatë gushtit, me 2.1 pikë, ndonëse tregtia, industria dhe konsumatorët rezultuan më pesimistë me rënie të ndjeshme.

Besimi është rritur në sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit.

Industria pati rënien më të madhe të besimit në ekonomi gjatë gushtit, me 5 pikë përqindje. Këto biznese presin rënie të prodhimit dhe të çmimeve.

Besimi në tregti për gushtin ra me 2.8 pikë përqindje ndikuar kryesisht nga vlerësime jo optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit. Ata presin rënie të punësimit dhe çmimeve, por rritje të kërkesës.

Gjatë gushtit ra edhe besimi i konsumatorëve, me 0.5 pikë përqindje, nga pritjet më pak optimiste për situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar për lart

Nga ana tjetër, bizneset në sektorin e shërbimeve patën një rritje të besimit në ekonomi me 8.6 pikë përqindje, lidhur kjo dhe me sezonin veror, kërkesën e lartë dhe pritshmëritë për rritje çmimesh.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 5.1 pikë përqindje në muajin gusht. Rritja këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu dhe për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin janë në rritje dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rënie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë