Pipëzat prej kartoni nuk janë më të mira për mjedisin se sa ato plastike pasi mund të shkaktojnë dëme në shëndet. Që prej kur ato hynë në përdorim, shumë prej nesh u ankuan se në fakt lëngu pihej më mirë me pipat plastike.
Tani, një studim i ri, i publikuar në “Food Additives and Contaminants”, thotë se ato përmbajnë kimikate që duan mijëra vite të shpërbëhen dhe lidhen me sëmundjen e kancerit, tiroideve dhe mëlçisë.
Kërkuesit studiuan 39 firma të ndryshme pipëzash dhe zbuluan se 90% e atyre që janë të përbëra nga kartoni përmbanin substanca të njohura si poli dhe perfluroalkil (PFAS). Këto kimikate gjendeshin në pjesën më të madhe të firmave të testuara dhe më së shumti tek pipëzat prej kartoni e bambuje.
Të vetmet pipëza që nuk përmbanin PFAS ishin prej çeliku.
Përdorimi i pipëzave prej kartoni u kthyer në normalitet vitet e fundit, si një alternativë e mirë për të hequr dorë nga përdorimi i pipëzave plastikë.
Disa vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika kanë filluar ndalimin potësisht të përdorimit të pipëzave plastike.
Pavarësisht përqindjes së vogël të PFAS që ndodhet në pipëza, mbetjet e tyre mund të grumbullohen përgjatë viteve dhe të shtojnë ngarkesën e kimikateve në organizëm.
Tashmë janë të shumta studimet që tregojnë se kimikate të ndryshme futen në organizmin tonë nga shumë produkte dhe ushqime dhe gjenden deri edhe në gjakun e njeriut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




