Media Galeri

Uragani Idalia lë mbi 170 mijë njerëz pa energji elektrike në Florida

Uragani “Idalia” është shndërruar në një uragan të kategorisë 4 dhe ka prekur brigjet e Floridës në SHBA, sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC) në Miami.

Si pasojë e stuhisë, mbi 169,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike ku shumica e ndërprerjeve të energjisë janë të përqendruara në zonën e Big Bend të Floridës.

Autoritetet vendase kanë paralajmëruar dëme katastrofike edhe për këtë arsye ata kanë paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë në vende të sigurta. Parashikohen kushte potencialisht kërcënuese për jetën, duke përfshirë rritjen e ujit të detit deri në 4.5m mbi nivelin e tokës.

Shira të dendur dhe erëra të forta priten gjithashtu në Karolina dhe Gjeorgji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë