Shendet

Shpërthen virusi i Nilit perëndimor në Greqi

Pas Italisë, edhe në Greqi ekspertët janë të shqetësuar për shpërthimin e virusit të Nilit Perëndimor.

Nga fillimi i vitit 2023, deri më sot, në Greqi janë diagnostikuar gjithsej 89 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor, sipas EODY, organizata kombëtare e shëndetit publik.

74 raste kishin shumë probleme me sistemin nervor qendror dhe 15 raste kishin shqetësime të lehta ose të moderuara të sistemit nervor.

Vetëm gjatë javës së kaluar janë konstatuar 31 raste të reja.

Ndërkohë janë regjistruar 11 vdekje në pacientët me infeksione virale dhe problemeve që vijnë si pasojë e SNQ. Të gjithë ishin të moshës mbi 64 vjeç dhe mosha mesatare e të vdekurve është 82 vjeç.

Raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë shënuar në vendbanimet në Njësitë Rajonale Kardicë, Larisa, Trikala, Imathia, Selanik, Pella, Pieria, Kilkis, Serres, Kavalla, Drama, Rodopi, Kastoria dhe Arta.

Diagnostifikimi i rasteve të tjera në periudhën në vijim konsiderohet i mundshëm dhe i pritshëm, njofton EODY dhe u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e mbrojtjes personale.

Që nga 9 gushti, në Itali janë konfirmuar 56 raste dhe 1 vdekje nga kjo sëmundje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë