Sociale

Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka asnjë vatër aktive zjarri

Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar dhe aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta. Lajmi wshtw konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes këtë të hënë, e cila ka dhënë detaje në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar.

Sipas Ministrisw sw Mbrojtes, puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti.

Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë