Shendet

Dermatologët: Pas pushimeve, kontrolloni nishanet

Në verë dihet që lëkura është më e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Banjot e diellit, veçanërisht gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe pa mbrojtjen e duhur me kremra kundër rrezeve të forta, mund të ndikojnë në zhvillimin e nishaneve veçanërisht nëse keni lëkurë shumë të bardhë.

Kjo është arsyeja pse çdo vit dermatologët rekomandojnë një kontroll të nishaneve pas kthimit nga pushimet, edhe pse ato duhen mbajtur nën kontroll gjatë gjithë vitit.

“Në verë është më e lehtë të vërehen nishane, të cilat gjatë dimrit mbeten të fshehura ose nishane që nuk i kishim parë kurrë ose që nuk na kujtohej se kishin ato lloj karakteristikash morfologjike”, thotë Giuseppe Argenziano, presidenti i Shoqatës Italiane të Dermatologjisë.

Prandaj, kur të ktheheni nga pushimet, është mirë t’i nënshtroheni një kontrolli pasi parandalimi, si në shumë raste të tjera, mund të bëjë ndryshimin.

Hartëzimi i nishaneve duhet të bëhet periodikisht, të paktën një herë në vit, rekomandon presidenti i Shoqatës. Pas verës, nëse keni pasur një djegie të lëkurës ose një infeksion, mos hezitoni dhe bëni një kontroll.

Pavarësisht nëse keni lëkurë të errët apo të çelur, pavarësisht çfarëdo, nuk duhet të ekspozoheni në rrezet e diellit gjatë orëve më të nxehta, prandaj dielli duhet të merret herët në mëngjes deri në orën 11 dhe pasdite pas orës 17, duke aplikuar kremin më të përshtatshëm kundër diellit.

Kur kërkohet hartëzimi i nishanit? Argenziano rekomandon se duhet të bëhet një hartëzimn nëse keni shumë nishane, nëse një ose më shumë prej tyre kanë një diametër më të madh se 6 mm, nëse vëreni shfaqjen e nishaneve të rinj dhe nëse keni historik me sëmundjet e lëkurës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë