Sociale

Foto / Shuhet zjarri në malin e Shpiragut, 100 efektivë në terren izoluan flakët

Gazeta Si - Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar në rrjetet e tij sociale foto të zjarrfikësve që po punojnë për shuarjen e flakëve në malin e Shpiragut në Berat.

Sipas ministrit, situata është nën kontroll në këtë zonë, ndërkohë që ka shkuar në 100 numri i efektivëve që janë angazhuar për izolimin e plotë të vatrës së zjarrit.

“Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Shpiragut, në bashkinë e Beratit. Në mbështetje të forcave në terren u angazhuan edhe 50 trupa të tjerë nga reparti i Poshnjes, duke e çuar në 100 numrin e efektivëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me intensitet deri në shuarjen përfundimtare të tij. Për shkak të terrenit të vështirë që nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, helikopteri Cougar ka ardhur në ndihmë që në orët e para të mëngjesit, duke vijuar gjatë gjithë ditës ndërhyrjen nga ajri”, shkruan Peleshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë