Aktiviteti i biznesit në vendet e euros ra përsëri gjatë muajit gusht, me të gjithë ekonominë e rajonit që po që po përjeton edhe një rënie në sektorin e industrisë dhe shërbimeve.
Indeksi i prodhimit të Eurozonës ra në niveli më të ulët në tre vite, 47 pikë duke hedhur poshtë edhe pritshmëritë e ekonomistëve që prisnin një rritje deri në 49.
Ekonomistët presin dhe një rikthim të inflacionit, pasi kontinenti tashmë ka rritur rrogat, por produktiviteti po qëndron në nivele të ulëta. Këto të dhëna mund të bëjnë dhe Bankën Qendrore Europiane të ndalojë rritjen e normës së interesit, një tjetër presion ndaj inflacionit.
Shifrat tregojnë se këtë herë, seriozisht euro-zona është shumë pranë recesionit. Sipas historisë, ekonomia është në pozicionin kur nis kontraktimi. Gjermania dhe Franca po përjetojnë tkurrjen më të madhe të ekonomike të tyre./WSJ
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



