Kosova

Deputeti ukrainas: S’ka kompromise me parimet tona, duhet ta njohim Kosovën si shtet

Nga Gazeta ‘Si’ – Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonarchenko, ka reaguar pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka takuar në Athinë kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiç.

Gonarchenko ka thënë se Serbia është aleate e Rusisë dhe Ukraina nuk mund ta tërheqë në anën e saj.

Ai thotë se kjo gjë ndodh jo pse ukrainasit janë të këqij, por se popullsia e Serbisë mbështet Rusinë me një shumicë absolute.

Megjithatë Gonarchenko thotë se kjo nuk nënkupton që s’duhet takuar presidentin serb. Gjithashtu thotë se Ukraina s’duhet të bëjë kompromis me parimet e veta dhe duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Zelensky u takua me presidentin e Serbisë, Vuçiç. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të komprometojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gonarchenko.

Një ditë më parë, ndërsa paralajmëroi takimin me Zelenskyn, Vuçiç deklaroi se nëse Ukraina njeh Kosovën, kjo do të ishe goditje e madhe për Beogradin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë