Dy ukrainas në rajonin juglindor të Zaporizhjas po riciklojnë motorët e automjeteve të vogla të shpejta për ushtrinë në vijën e parë të frontit.

“Ka një mjet për çdo detyrë”, thotë Volodymyr Tarhov. “Automjetet tona nuk mund të ngasin me fuqinë e një transportuesi të blinduar të personelit. Por, ato janë të lëvizshme, të lehta, dhe të vështira për t’u synuar dhe praktikisht të pamundura për t’u shkatërruar me një raketë kundër tank”.


Transportuesve të shpejta u mungojnë blindat, por ato u ofrojnë ushtarëve një fushë për zjarr pothuajse të papenguar dhe mund të kthehen në vend nëse nevojitet të bëhet një tërheqje urgjente. Këto automjete përdoren për të bartur ushtarë dhe municione dhe mund të evakuojnë luftëtarët e plagosur nga vija e frontit.

Për ndërtimin e këtyre automjeteve përdoren materiale të ndryshme, duke përfshirë motorët e makinave të përdorura, të cilat Tarhov dhe Dmytro i blejnë me donacione.

Që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë, forcat ukrainase kanë përdorur këto automjete të vogla, të shpejta dhe të hapura, për detyra jashtë rrugës. Në prill 2022, disa u panë të pajisura me raketa antitank që me sa duket u përdorën për sulme rrufe mbi ushtrinë ruse.

“Edhe nëse (një pjesë) është sado pak e konsumuar, ne përsëri e zëvendësojmë atë me një pjesë tjetër rezervë”, i tha Dmytro agjencisë Reuters. “Pse? Për shkak se automjeti po shkon në një mision, ai duhet të funksionojë, nuk duhet të ndalet dhe të lërë (ekuipazhin). Kjo është mënyra e vetme e saktë për t’i ndërtuar dhe mirëmbajtur këto automjete të vogla. Ne e marrim atë shumë seriozisht, shumë seriozisht”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




