Një vajzë boshnjake po bën kostume tradicionale ballkanike për kukullat Barbie, pasi filmi i ri “Barbie” theu rekorde shikueshmërie.
11 vjeçarja Esma Gljiva nga Sarajeva filloi projektin e saj më shumë se një muaj më parë, pasi kishte parë figura në një dyqan suveniresh ku dhe i lindi ideja të krijojë veshje për kukullat.


“Jam përpjekur ta bëj në një mënyrë më të mirë dhe mendoj se ia kam dalë”, thotë ajo.
Esma nuk e ka parë ende filmin Barbie, por miqtë dhe familja e saj thonë se ajo mishëron frymën e pavarësisë dhe forcën femërore që dominon filmin.


E rritur në një familje kërcimtarësh, Esma ka mësuar shumë për traditat e Bosnjes dhe është vetë anëtare e një grupi folklorik vendas.
Esma merr porosi për kukullat e saj çdo ditë dhe i ka dërguar në Bullgari, Çeki, Turkmenistan, Norvegji, Britani dhe vende të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




