Media Galeri

Seti fotografik me barkun jashtë në xhaminë e Ankarasë krijon debate në rrjet

Një set fotografik me barkun jashtë në xhaminë më të madhe të Ankarasë, “Kocatepe”, i ka kushtuar shtrenjtë një modeleje dhe fotografit të njohur turk Bilal Kisa.

Modelja Ezgi Cebeci, pozoi e veshur me një bluzë të shkurtër në xhaminë e Ankarasë duke marrë kritika të ashpra nga opinioni publik në shtetin mysliman. Kryesisht modelja u sulmua nga llogaritë e nacionalistëve dhe islamikëve në rrjetet sociale, pasi fotografi ndau fotot e realizuara para dhe brenda në xhami.

Modelja mbante një gjerdan me rruaza lutjeje islamike dhe një shami, ndërsa bluza e shkurtër i nxjerr në pah barkun dhe gjithashtu i duken edhe tatuazhet e shumta që ka.

Kisa kërkoi falje të hënën, duke thënë se ideja e këtij seti fotografik ishte që të tregonte se kushdo mund të gjejë strehë tek feja, por megjithatë ai dhe modelja u arrestuan nga policia e kryeqytetit turk, pasi akuzohen për “fyerje të vlerave fetare”, ndërsa ju janë konfiskuar edhe fotot.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë