Shkencëtarët në Britaninë e Madhe kanë ngritur shqetësimet se bota mund të përballet me një valë të re infektimesh nga koronavirusi, me shumë mundësi dhe më e rëndë, pas shfaqjes së një varianti të ri të quajtur BA.6.
Edhe pse studiues të tjerë janë shprehur se është ende herët që të përhapet panik dhe argumentojnë se kufizimet janë të panevojshme, shkencëtarët janë përballë faktit se janë shtuar ndjeshëm rastet e reja gjatë javës së fundit, duke rrezikuar edhe një valë të re infektimesh.
Aktualisht, varianti i Covid që po qarkullon më së shumti është Eris, i cili përbën një në shtatë raste të reja në Britani. Gjurmuesit e virusit thonë se ai tashmë është vërejtur në Danimarkë dhe Izrael, duke sugjeruar se ka filluar të qarkullojë në shumë vende.
Ekspertët kanë spekuluar se shkak për përhapjen ka qenë dhe dalja në kinema e filmave Barbie dhe Oppenheimer, të cilët kanë mbledhur në salla mijëra njerëz, duke ulur kështu edhe imunitetin e tyre.
Trisha Greenhalgh, eksperte në Oksford ka bërë një Twitter një postim ku thuhet “duket se po vjen përsëri koha ku na duhet të vendosim maskën”.
Ndërkohë, profesoresha Christina Pagel, nga Kolegji Universitar i Londrës tha se ky variant i koronavirusit ka shumë mutacione të reja që e bëjnë atë të ndryshëm nga variantet e mëparshme.
“Është potencialisht më në gjendje të shkaktojë një valë të madhe”, shtoi ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




