Një incident i ri i dëmtimit të monumenteve historike është regjistruar në Itali, konkretisht në shatërvanin Fontana di Trevi me një grua që “pushton” shatërvanin për të mbushur shishen e saj me ujë.
Në një video që qarkullon në internet, gruaja e paidentifikuar mund të shihet duke u ngjitur në monument, duke arritur rreth gjysmës së rrugës dhe duke mbushur shishen e saj me ujë. Turistja me sa duket ka injoruar shenjat e vendosura rreth shatërvanit që këshillojnë vizitorët të mos futen në ujë. Video mbyllet me një oficer policie që i afrohet asaj.
Ky incident, vjen vetëm disa javë pasi një burrë u filmua duke gdhendur emrin e të dashurës së tij dhe emrin e tij në një nga muret e Koloseut.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




