Gazeta Si – Partizani pret nesër Romën në një miqësore luksi në Tiranë, por skuadra italiane vjen pa lojtarin e saj më spektakolar, argjentinasin Paulo Dibala. Ata që do të jenë në stadium nuk do të kenë kështu fatin të shohin në fushë kampionin e botës.
Trajneri Zhoze Mourinjo do të testojë skuadrën për herë të fundit në ‘Air Albania’, aty ku fitoi trofeun e Ligës së Konferencës pak më shumë se një vit më parë. Roma kreu sot një seancë stërvitore në Trigoria, para fluturimit për në Tiranë, ku të shtunën në mbrëmje përballet me Partizanin.

Në këtë ndeshje do të mungojë Paulo Dibala. Gjendja e argjentinasit është përmirësuar, por ai u stërvit sërish veç grupit. Ai e ka humbur miqësoren e nesërme, pasi stafi i Romës nuk do që ta rrezikojë. Dibala po punon që të kthehet sa më parë në formën optimale dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Mourinjo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




