Media Galeri

Disa në plazh, të tjerët për Londër… pamje nga bregdeti francez

Disa pamje dramatike janë kapur ditët e fundit në Francë, ku në plazhet plot me pushues u shfaqen dhe imazhet e trishta të dhjetëra emigrantëve të paligjshëm që u shfaqën rrufeshëm për të hipur në gomonen me destinacion Anglinë.

Fotot janë realizuar nga një fotograf francez në plazhin e Boulogne-Sur-Mer, që ndodhet rreth 31 milje larg ishullit të premtuar përmes kanalit të La Manshit.

Mes tyre mund të shohësh gra të veshura me hixhab dhe fëmijë të mitur që tentojnë të hipin në gomonen në mes të detit, teksa bashkëmoshatarët e tyre pushojnë me familjarët pranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë