Vera ka shumë udhëtime, qoftë me anije, aeroplanë dhe transport rrugor. Megjithatë, problemi është se ndonjëherë, turbulencat, udhëtimet e gjata, mund të na shkaktojnë probleme të ndryshme fizike, si marramendje dhe të përziera.
Këtë herë do të fokusohemi te avioni, sepse falë pilotit 34-vjeçar Jimmy Nicholson nga Australia, ne kemi sekretin për më pak të përziera dhe marramendje në udhëtimin tuaj.
“Nëse zgjidhni pjesën e përparme të avionit, do të përjetoni më pak turbulenca dhe kështu do të keni një udhëtim më të rehatshëm. Përkundrazi, nëse jeni në fundin e saj, do t’i ndjeni më shumë”, thekson ai.

Piloti me përvojë, në përpjekje për të luftuar frikën e atyre që ndiejnë stres intensiv gjatë një udhëtimi ajror, siguron se: “Aeroplani nuk do të bjerë nga qielli për shkak të turbulencave. Është diçka e bezdisshme që urojmë të jetë e shkurtër”.
Në të njëjtën kohë, ai këshillon ata që përjetojnë të përziera gjatë një udhëtimi me turbulenca të përqendrojnë shikimin jashtë dhe larg. “Shiko nga dritarja dhe fokusohu në horizont”, përfundon ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




