“VolejPoja Beach Trophy 2023” ka përfunduar mbrëmë me ndeshjet finale. Turneu 3-ditor i volejbollit në rërë ngjalli interes tek pushuesit e shumtë të këtij sezoni turistik.




“Volejpoja Beach Trophy 2023”, organizuar nga Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptare e Volejbollit, për tri ditë me radhë e ktheu plazhin e Velipojës në qendrën e garave sportive në rërë.



Fituesit e këtij turneu amator të volejbollit, në të cilin morën pjesë 20 ekipe nga Shqipëria dhe Kosova, u shpallën: për femra, Deborah Keci nga Tirana dhe Valmira Ramadani nga Kosova, për meshkuj, Ledion Martiro dhe Andi Bareti, nga Tirana. /ata





Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




