Media Galeri

‘Meeting of Styles’ – Festivali i grafiteve në Prishtinë

120 artistë nga mbi 25 shtete të ndryshme të botës po qëndrojnë këto ditë në Prishtinë, në kuadër të festivalit të grafiteve “Meeting of Styles”.

“Meeting of Styles” filloi për herë të parë në Gjermani në vitin 2002, si një nismë e admiruesve të grafitit, me synim të mbështetjes së shkëmbimit ndërkulturor mes vendeve të ndryshme.

Në Kosovë këtë vit mbahet edicioni i shtatë i këtij festivali, që zgjatë tre ditë dhe zhvillohet në rrugën B në Prishtinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë